Regjistrimi i numrave të telefonit

22/02/2014 00:00

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe postare i ka kërkuar katër
kompanive celulare që të fillojnë menjehërë regjistrimet individuale për
numrat e shpërndarë në grup.

Sipas kërkesës së AKEP, të gjitha kompanitë do të jenë të detyruara që nga data 22 shkurt deri në 6 mars të regjistrojnë individualisht pajtimtarët në grup, në rast kur numri i kartave celulare që figurojnë të regjistruara nën një emër është më i madh se 20.  

AKEP thotë se numrat që nuk do të regjistrohen brenda këtij afati do të bllokohen deri në regjistrimin e tyre. Kjo masë e AKEP është ndërmarrë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme për të shmangur rreziqet që vijnë nga përdorimi i numrave të paregjistruar në shpërthimet e telekomanduara.     

Top Channel