Barcelona, David Luiz objektivi kryesor

13/02/2014 19:40

Për të dytën verë me radhë, David Luiz do të jetë në krye të listës së objektivave të Barcelonës, informoi të enjten e përditshmja britanike “Daily Mirror”.

Trajneri i Barçës, Tata Martino dhe drejtori sportiv, Andoni Zubizarreta, kanë hartuar një listë me emrat që mund t’i bashkohen së shpejti klubit dhe qendërmbrojtësi brazilian është vendosur në vendin e parë.

Katalanasit e kërkuan Luizin edhe në fillim të sezonit aktual, por mbërritja e Mourinhos në “Stamford Bridge” bllokoi kalimin e tij.

Nën trajnerin portugez, Luiz është shndërruar në një titullar fiks dhe nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të ketë të njëjtin çmim që vetë Mou i vendosi vjet, prej 50 milionë eurosh.

Me portierin Ter Stegen të siguruar nga Borussia Moenchengladbah, merkato e ardhshme e Barcelonës duket se do të përqendrohet eksluzivisht tek mbrotja.

Top Channel