 Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
																		
					
					
					
						Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						Ata të dy kanë dhënë deklarata kontradiktore për njëri-tjetrin. I pandehuri Marjon Mitro këmbëngul se e ka mik prefektin e Vlorës, Besnik Dervishi dhe shok Julian Sinanin dhe thotë se nuk e kupton përse po i adresohen akuzat për të cilat është arrestuar.
Prefekti Besnik Dervishi ka pohuar për herë të tretë se nuk e njeh aspak biznesmenin Mitro e për pasojë nuk bën asnjë lidhje se përse i është vendosur C4 poshtë automjetit.
Por grupi i hetimit duket se po tenton të hedhë dritë pikërisht në këto deklarata që përplasen me njëra-tjetren, pasi besojnë se nga të dhënat që mund të dalin prej tyre mund të zbulohet edhe motivi se përse vlonjati Mitro kërkonte të shpërthente automjetin e prefektit.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga tabulatët telefonikë, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë zbuluar se katër ditë përpara se të arrestohej, Marjon Mitro i ka dërguar një mesazh prefektit me këkersën “dua t’ju takoj për një problem”.
Prefekti nuk i ka kthyer asnjë përgjigje, thonë prokurorët, ndërkohë që në fund të mesazhit Mitro ka vendosur edhe emrin e mbiemrin. Prokurorët e Krimeve të Rënda pritet që gjatë javës të pyesin Mitron për qëllimin e këtij mesazhi, por edhe për të marrë një version të tijin për ngjarjen që akuzohet.
Ndërkohë që Dervishi nga ana e tij pretendon se e ka parë mesazhin dy ditë më vonë dhe nuk i është përgjigjur pasi nuk e njihte dërguesin. Por një tjetër detaj interesant që i ka bërë prokurorët të mendohen është data kur është nisur mesazhi.
Prokurorët thonë se mesazhi me kërkesën për t’u takuar është dërguar pikërisht ditën kur është arrestuar i dyshuari si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj, që është pikërisht edhe njeriu që Mitro e pagoi për eksplozivin C4 që u vendos në automjetin e prefektit Dervishi.
Top Channel