Tiranë, mëngjesi pa autobusë

29/01/2014 00:00

Të enjten qytetarët, të cilët frekuentojnë linjën urbane në mëngjes për
të shkuar në punë apo nxënës dhe studentë për të shkuar në shkollë do ta
kenë të vështirë, pasi shoqëruar me të ftohtin e mëngjesit nuk do të
gjejnë as autobusë nëpër stacione si çdo ditë.

Sindikatat e transportit do te zhvilojne nje greve 4 oreshe per shkak se nuk jane paguar nga shoqerite e transporteve.

“Të enjten, nga ora 5:00 e mëngjesit deri në orën 9:00 transporti urban nuk do të funksionojë fare”, thotë Zija Hasanaj, nga Sindikata e Punonjësve të Transportit Urban.

Ne muajin dhjetor perfaqesues te sindikatave dhe të shoqërive te transportit kishin bere nje marreveshje per te bere pagesat e prapambetura .

“Sipas marrëveshjes së nënshkruar duhej që deri me datë 28 janar të derdheshin në pagesat e prapambetura të punonjësve. Kemi të dhëna që edhe pagesa e janarit nuk do të derdhet”, tha Hasanaj.

Shoqerite e Transportit nga ana tjeter kerkojne rritjen e çmimit te biletes se autobusit nga 30 leke ne 70 leke. Ne rast se Qeveria do t’i subvencionoje kerkojne qe çmimi i biletes se autobusit te behet 50 leke. Kerkesa eshte depozituar ne Ministrine e Transporteve  dhe ate te Financave dhe sipas sindikatave nese nuk do te kete asnje reagim prej tyre, pas 15 ditesh do te nisin greve pa afat.

Top Channel