“Shqip”, situata e përmbytjeve

27/01/2014 00:00

Reshjet e dendura të shiut, bashkuar me mospastrimin e shtratit të lumit Gjadër prej disa dekadash dhe bllokimin e kanaleve të kullimit në Lezhë, Shkodër e Krujë, kanë shkaktuar përmbytjen e mbi 5 mijë hektarë tokë gjatë javës së shkuar.

Zona më e goditur nga përmbytjet ishte Zadrima në Lezhë, ku 1500 hektarë tokë u përmbytën dhe disa qindra hektarë janë ende nën ujë nga dalja e lumit Gjadër nga shtrati.

Edhe në komunat Dajç e Balldre u verifikuan përmbytje e kryekomunarët kërkuan ndihmën e shtetit.

Por, a kaloi më e keqja apo kjo përmbytje ishte vetëm një parathënie I asaj që do të vijë në muajt e ardhshëm? Çfarë po bën shteti në këtë situatë emergjence dhe ai ishin fjalët e ministrit Panariti disa ditë më parë një paralajmërim për banorët e Qarkut të Shkodrës dhe të Lezhës?

Për të gjitha këto, në studion e “Shqip”, mbërritën të ftuar të zgjedhur, si ministri I Bujqësisë, zoti Edmon Panariti, profesori I Universitetit Bujqësor në Kamëz, Adrian Doko dhe prefektët e Lezhës e Shkodrës, Ndrec Dedaj dhe Paulin Radovani.

Në lidhje direkte, në “Shqip” mbërriti edhe Shërbimi Ushtarak Metereologjik si dhe një rëndësi e veçantë iu kushtua të gjithë komentuesve të rrjeteve shoqërore, disa prej të cilëve mundën t’u bënin pyetjet e tyre të ftuarve.

Natyrshëm, biseda në studio nisi me një pasqyrë të situatës, të parashtruar nga ministri Panariti. “Paralajmërimi im nuk kishte vend për keqinterpretim. Nuk ishte në të vërtetë një paralajmërim, por një vështrim realist i situatës. Të gjithë jeni dëshmitarë të një dimri të butë me temperatura të pazakonta dhe në rastin e parë që do të vinte vala e ftohtë, dihej që do të kishim shira dhe këtë e dija që do të vinte herët apo vonë. Kjo është parashikuar edhe në një studim të Bankës Botërore që Shqiëpria do të përballet me rritje të temperaturave mesatare me 1,5 gradë, ndërsa në veri me 3-4 gradë më shumë dhe kjo krijon kushtet për të pasur një ndryshim rreshjesh, që do të jenë më pak uniforme e që do të bien në një diapazon shumë të shkurtër kohe dhe për fat të keq kështu ndodhi. I gjithë sistemi ujëmbledhës I ultësirës së Shkodrës, me të gjithë infrastrukturën e kanaleve, hidrovorëve është projektuar që të përballojë një situatë rreshjesh normale deri 80 mm për 24 orë, ndërsa ne patëm 120 mm shi në 4 orë.  Për rrjedhojë, ne patëm daljen e lumenjve nga shtrati dhe pavarësisht se hidrovori punoi me kapacitet të plotë, ishte e pamundur të tërhiqeshin ujrat dhe duhet kohë të largohen gradualisht”.

Të pyetur për situatën në terren, prefektët përkatës ndërhynë duke shpjeguar se çfarë po ndodh në rrethet e tyre. Zoti Dedaj, prefekt I Lezhës raportoi: “Pjesa më e goditur ka qenë zona e Dajçit, për shkak të daljes nga shtrati I Gjadrit dhe për shkak të mosfunksionimit të kanaleve të para, të dyta dhe të treta kulluese që 25 vjet nuk janë pasuar. Gjadri ka 25 vjet që nuk pastrohet. Lumi përmbyti 1 500 hektarë dhe kjo sasi është tërhequr me ngadalësi, pasi sistemi I kanalizimeve nuk ka funksionuar. Është bërë përpjekje me sa kemi pasur mundësi që të pastrohen këto kapacitete dhe situata është përmirësuar në Dajç. Në Balldre situata është si e përvitshme sepse komuna është përmbytur çdo vit, pasi kuota e hidrovorit është e rritur pasi ka pasur ulje të tokës”.

“Kjo që ndodhi ishte një ngjarje dhe jo një përmbyetje e mirëfilltë. Shkodra pati probleme në zonën e NënShkodrës, ku ndonëse janë në gjendje pune hidrovorët, duhet një linjë e dytë tensioni të lartë që të punojnë hidrovorët. Ka pasur një neglizhencë me kanalet dhe hidrovorët, duhet të ishin të gatshme të prisnin dimrin. Për këtë jemi ankuar në ministri, por hidrovori nuk mund të preket në kushtet e sotme me kanalin e mbytur me ujë. Shkodra nuk është mbytur këtë vit, por mbetet gjithmonë e kërcënuar nga shirat dhe uji po largohet gradualisht. Situata është e mirë në hidrovorin e Velipojës, ku hidrovori dhe pompat janë në gjendje pune, por mbetet shumë e keqe në Çair, ku ka probleme të mëdha të trashëguara dhe hidrovori nuk është në gjendje të plotë pune”, informoi prefekti I Shkodrës, zoti Paulin Radovani.

Në vlerësimin e Nazarkos, “bëhet fjalë për një sasi të madhe e tokave që mbytet pasi ato janë lagunare dhe kanë predispozitë të mbyten. Është bërë një punë e madhe nga sistemi I kaluar dhe këtë se arritën vetëm me hidrovorët, por edhe me kanalet e para, të dyta, e të treta. Me atë sistem bujqësie që ishte atëherë, që mund ta gjykojmë keq nga ana politike, por teknike ishte ndër më të mirët në Europë. Shkatërrimi I sistemit shkatërroi edhe këto vepra të mira që nuk duhet të keqësoheshin e këto janë keqësuar sepse nuk ka mirëmbajtje shtetërore dhe fondet për këto janë të pakta. Bujqësia është pika themelore e Shqipërisë dhe po të isha kryeministër, pa e vrarë mendjen do e jepja gjithë buxhetin e Shqipërisë vetëm në bujqësi pasi ajo na ushqen, na mbron tokat dhe pyjet. E dyta, ne duhet të kuptojmë që ato pyje që janë prerë do e japin efektin”.

Rudina Zaçe, zëvendëskomandante e Shërbimit Meterologjik Ushtarak ndërhyri në studio me parashikimet e ditëve të ardhshme. “Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak presim perkeqësim të motit, që do të sjellin rreshje dëborë në male, ndërsa intensiteti nesër do të jetë deri mesatar. Paqëndrueshmëria do të mbizotërojë edhe gjatë të mërkurës, për të ardhur në një përmirësim gradual të enjten dhe të premten. Fundi I Janarit do të jetë I qëndrueshëm, me temperaturat në rritje, të cilat do të mbeten minus në vlerat e tyre minimale vetëm në zonat lindore, në Peshkopi e Korçë”.

Një pyetje nga publiku, në lidhje me shtëpitë e paligjshme të ndërtuar mbi kanalet e kullimit apo hidrovorë, prefekti Dedaj shtoi: “Është e vërtetë që ka shumë rastet të tilla dhe problem ëshët se për 25 vjet është legalizuar paligjshmëria dhe është e vërtetë që shumë ndërtime janë bërë mbi hidrovor apo si depozia e karburantit mbi kolektor dhe aty janë përmbytur 15 familje në Lezhë. Ne nuk mund të prishim banesat e legalizuara, për më tepër në gjendje e këtij mosfunksionimi të pushtetit lokal”.

Një parashtrim të qartë bëri edhe profesor Doko. “Kemi për të mësuar nga çdo praktikë, si nga e shkuara ashtu edhe praktikat e tjera rreth nesh. Kemi një eksperiencë të mirë në këtë fushë sepse kemi një projekt kombntar të sistemit ujitës dhe kullues. Ne kemi mbi 2 mijë kilometra lineare kanale të parë kullues dhe kolektorë, 2 700 km të tjerë që duhet t’i pastrojmë, pa përfshirë 11 mijë km vijë të treta. Këto përmbytje janë situata të trishta që po na përsëriten shpesh së fundmi, por nuk fillon puna në emergjencë. Punimet kryhen në verë dhe kjo punë do koordinim. Pa dyshim, koordinimi duhet të fillojë nga Ministria e Bujqësisë, por një rol të rëndësishëm duhet të luajë edhe pushteti lokal e bordet kulluese në terren”.

Si parandalohen përmbytjet?

Pjesa e dytë e Shqip nisi me përqendrimin e debatit tek masat që duhet të merren nga pushteti vendor dhe ai qendror për të shmangur përmbytjet.

Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani kritikoi qasjen e deritanishme të autoriteteve ndaj fenomenit. Ai tha se duhet t’i jepet fund ndihmave për banorët sa herë që ata përmbyten dhe puna të përqendrohet tek parandalimi i përmbytjeve, që sipas tij është tërësisht e mundshme. “Ndihma të mos përqendrohet vetëm tek dhënia e ushqimeve për njerëzit dhe bagëtinë, por puna të përqendrohet tek investimet që përmbytja të parandalohet. Të rriten nivelet i mbrojtjes, të argjinaturave, të veshje të tyre”, tha zoti Radovani.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shtoi se për të gjitha territoret ujëmbledhëse në shkallë vendi ka studime të ekspertëve shqiptarë në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Lidhur me Shkodrën, ai tha: “Nuk është se ajo zonë nuk ka studim, studimi i ndërhyrjeve në të gjitha zonat ujëmbjellëse janë bërë nga Banka Botërore dhe ky studim pret vetëm materialet financiare nga shteti për t’u shndërruar në realitet”.

Profesori i Universitetit të Kamzës, Adrian Doko plotësoi: “Studimet në Shkodër dhe Lezhë janë bërë nga ekspertët tanë dhe të Bankës Botërore. Pritat e argjinaturës së Bunës janë bërë dhe kanë dhënë një efektivitet. Tani është faza e dytë me një vlerë rreth 80 mln dollarë që qëndron në këtë bazë, pranimin e përmbytjes, por në sipërfaqe të vogla, në thellësi më të vogla të lumit dhe largimi i tij i shpejtë nga tokat. Megjithë këto ndërhyrje do të bëhet që uji të mos qëndrojë gjatë duke vënë në punë hidrovoret, sidomos ai i Voskopojës që është mjaft i rëndësishëm, ndërsa Hidrovori i Balldrenit ka dalë jashtë funksionimit për shkak se ka rënë niveli i tij. Duhen ribërë kanalet dhe ribërë nga e para projekti. Fusha e Zadrimës doli problem sepse ka kohë që nuk pastrohet dhe ka probleme në drejtim të ndërtimit në atë zonë”.

Por Prefekti i Qarkut të Shkodrës kundërshtoi  studimin e Bankës Botërore. Ai tha se ky studim nuk është gjë tjetër vetëm leximi i përmbytjeve të sotme. “Duhet të ridiskutohet të rishqyrtohet ky studim edhe me njerëz që e kanë jetuar përmbytjet”, tha zoti Radovani.

Ministri Panariti deklaroi se përmbytjet në zonën e Nën Shkodrës duhet të trajtohen në bashkëpunim me dikasteret e tjera dhe vecanërisht me Ministrinë e Energjitikës që kontrollon veprat hidrike në gjithë basenin e Drinit. “Në atë zonë janë veprat e mëdha hidrike që shtojnë presionin hidrik aty. Kjo cështje nuk është vetëm e Ministrisë së Bujqësisë, por edhe e Ministrisë së Energjitikës sepse përvec reshjeve të shiut, tek përmbytjet ndikojnë edhe shkarkimet nga digat e hidrocentraleve”, tha Panariti.

Duke u shmangur pak nga cështja e përmbytjeve nisur nga interesimi i publikut dhe ndjekësve të emisionit Shqip në rrjetet sociale, Ministri i Bujqësisë komentoi shkurtimisht cështjen e pronësisë mbi tokën dhe tha se brenda 6 muajve do të nisë dhënia e certifikatave të pronësisë, ashtu sic është premtuar nga Partia Socialiste gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar.

“Ndodhemi në një fazë kur bartësit e titujve të pronësisë nuk mund të konsiderohen bartës të pronësisë, apo pronarë. Ata nuk mund të shesin apo të blejnë tokën. Kjo situatë ndryshohet duke dërguar në finale ligjin 7501 që bën de jure pronarë dhe fut në qarkullim tregun e tokës. Këtë 6-mujor do të nisë shpërndarja e certifikatave të pronësisë”, tha zoti Panariti.

Analisti Shpëtim Nazarko tha se bujqësia dhe blegtoria është nënvlerësuar dhe është harruar nga shteti në këto 20 vite. Ai tha se buxheti i shtetit duhet të rritet për bujqësinë dhe blegtorinë si të vetmet sektore që do të zhvillojnë vendin. “Gjithë këto kohë jemi gënjyer do bëjmë turizmin, apo do bëjmë këtë apo atë. Asgjë nga këto s’na duhet. Duhet të përqendrohemi tek bujqësia dhe blegtoria dhe të mos na vijë turp për këtë. Të jemi krenarë që jemi bij çobanësh”, tha zoti Nazarko.

Një tjetër fushë e cekur nga Ministri i Bujqësisë në fund të emisionit ishte ajo e mbështetjes financiare të fermërëve, skema që do të aplikohet dhe kulturat që do përzgjidhen për t’u mbështetur financiarisht nga shteti. Ministri Panariti tha se në fillim të muajit shkurt, saktësisht në datën 6, do të bëhet publike skema dhe kulturat ku të gjithë aktorët e bujqësisë do të jenë të ftuar të paraqesin idetë dhe sugjerimet e tyre. Ai tha se debati për kulturat që do mbështeten vazhdon dhe se ky debat do të marrë fund me përcaktimin e prioriteteve të bujqësisë shqiptare duke synuar prodhimin bio dhe cilësor.

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta