Skenat erotike, Margot e turpëruar me gjyshërit

21/01/2014 16:30

E njohur në vendlindjen e saj Australi dhe shumë pak jashtë saj me disa filma të tjerë të dorës së dytë, Margot Robbie papritmas përballet me tapetin e kuq të Hollivudit dhe një famë të menjëhershme, pas rolit të saj të shkëlqyer si bashkëshortja e Leonardo di Caprios në “The Wolf of Wall Street”.

Me një nudo frontale dhe disa skena të tjera vërtet të nxehta ku 23-vjeçarja ishte protagoniste, filmi ka lejuar Margot që të “pushtojë” fantazinë e miliona meshkujve në të gjithë botën.

Megjithatë, kjo situatë e ka vendosur Robbie në vështirësi përpara familjes së saj.

“Mamaja ishte me mua në ditën e premierës së filmit në Australi dhe ajo u tregua shumë mbështetëse për skenat e mia. Megjithatë, për gjyshërit do të ishte e rëndë. Për këtë arsye kemi vendosur t’u kërkojmë që të mos e shohin filmin”, pranoi aktorja në një të përditshme australiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA