Rusi, arrestohen 5 terroristë

12/01/2014 08:50

Autoritetet ruse lajmëruan të dielën për arrestimin e pesë anëtarëve të një “organizate terroriste”, në rajonin e trazuar të Kaukazit të Veriut.

Arrestimet u kryen në qytetin e Nalchikut, 300 kilometra në lindje të resortit të Sochit në Detin e Zi, ku muajin e ardhshëm do të mbahen Lojrat Olimpike Dimërore.

Me qëllim garantimin e lojrave, të vëna në dyshim nga një seri sulmesh terroriste në rajon gjatë javëve të fundit, Rusia ka “blinduar” zonën, ku janë zhvendosur 30 mijë policë më shumë, si dhe trupa të Ministrisë së Brendshme.

Shqetësimi kryesor për Moskën janë shndërruar militantët islamikë, të cilët luftojnë në Çeçeni dhe Ingusheti për fitimin e pavarësisë nga Rusia, me qëllim themelimin e një shteti islamik.

Autoritetet ruse kanë përforcuar masat e sigurisë pas dy sulmeve vetvrasëse, të cilat i kushtuan jetën 34 personave në fund të Dhjetorit në qytetin e Volgogradit.

Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e atyre shpërthimeve, por njeriu më i kërkuar në Rusi, lideri çeçen Doku Umarov, i ka kërkuar më parë luftëtarëve që të shënjestrojnë Lojrat Olimpike Dimërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA