Ariel Sharon drejt vdekjes
05/01/2014 18:20
Mjekët janë shprehur pesimistë për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, e cila po përkeqësohet me ritme të shpejta.
85-vjeçari është në koma prej vitit 2006, kur pësoi një iktus cerebral, por gjendja e tij u përkeqësua javën e kaluar me mosfunksionimin e organeve, përfshirë edhe veshkat.
Profesori Zeev Rotstein, i Qendrës Mjekësore Sheba në afërsi të Tel Avivit, tha se ai nuk do të dalë nga kjo gjendje. “Nuk mund të them që jam optimist, – tha ai, – madje do të thosha se jam më pesimist se më parë”.
Sipas tij, këto mund të jenë ditët e fundit të Ariel Sharon-it.
Top Channel