" /> ">

Britani, rishfaqet nëndetësja gjermane

20/12/2013 18:30

Një nëndetëse gjermane e Luftës së Parë Botërore u shfaq befas në bregdetin e Kentit, në Britaninë e Madhe pas pothuajse një shekulli, raportoi të premten “Daily Mail”.

E mbytur gjatë konfliktit, nëndetsja kishte mbetur pranë bregdetit ranor të një plazhi dhe një pjesë e vogël e saj ka qenë gjithmonë e dukshme për syrin e lirë.

Megjithatë, javën e kaluar kjo zonë e ishujve britanikë u godit nga një stuhi e fuqishme, e cila kthjelloi pak ujrat dhe bëri që nëndetsja të ngrihet mbi nivelin e ujit më qartë se kurrë ndonjëherë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo nëndetëse ishte vetëm një prej mbi 100 që kishin rrethuar ishujt, duke ngjallur terror në mënyrë të vazhdueshme për forcat aleate.

Megjithatë, U-Boot 122 është i vetmi i mbytur në cektirë dhe prej kohësh është propozuar që nëndetësja të rehabilitohet në një muze.

Top Channel