Kina rritet, kinezët e pasur shtohen dhe bashkë me të edhe nevoja për truproja. Për të plotësuar këtë kërkesë të tregut, në Pekin është hapur një shkollë ndërkombëtare për t’u bërë truproja.

E krijuar nga ish-ushtaraku Chen Yongqing, shkolla, që pranon si meshkuj edhe femra, parashikon një stërvitje shumë të vështirë:

Zhgërryerje në baltë, 8 kilometra vrap në ditë dhe prova të tjera në kufijtë e rezistencës.

Top Channel