“Shqipëria Tjerër”: Braktisja e fshatrave të Lezhës

16/12/2013 00:00

Përgjatë rruges nacionale Lezhë–Shkodër, në kryqëzimin e Kallmetit kthejmë në të djathtë.

Pas disa kilometrash në rruge normale fillon një tatëpjetë që çan malin e Kreshtës, mes kthesash që duken po aq kërcënuese sa qielli i vrerosur.

Moti i keq e bën edhe më të vështirë ngjitjen deri në fshatin e pare, Fregën që shfaqet pas supeve të malit. Mjafton pak për të kuptuar gjendjen në këtë zonë …shtëpitë e vjetra, një pjesë të braktisura e pak banore që sillen rrotull.

Kilometra më tej është qendra e komunes Ungrej. Pak ndryshon nga fshati i parë. Këtu diferencën e vetme e bëjne ndërtesa e komunës, ato të kishës dhe godina e shkollës që duket si një vigan i heshtur.

Banorët tregojne se edhe ato pak punime që janë bërë, mes tyre edhe hapja e rrugës në gjendjen aktuale i takojne komunës, për aq sa mund të ketë fuqi arka modeste apo edhe vullneti personal i kreut të saj.

Punimet e tjera ne kete rruge, per t’i garantuar nje standart normal u premtuan nga pushteti qendror ne maj, por perveç tabeles qe sinjalizonte fillimin e punimeve, gjithçka tjeter mbeti nje premtim ajror qe shkoi me zgjedhjet e qershorit.

Ndihma ekonomike eshte e vetmja frymemarrje, aq sa mund te quhet frymemarrje nje 3 mije apo 4 mije lekesh ne muaj per nje familje qe jeton këtu.

Listat e gjata per banoret jane e vetmja mundesi per te mbijetuar, me shpresen se dikur do te munden t’i shlyejne dertet, e t’i heqin emrat nga fletorja e skamjes.

Per te rinjte e vetmja e ardhme eshte mergimi, aty e shohin te vetmen mundesi per te ndertuar diçka tjeter.

Imazhi nuk ndryshon edhe me tej ne fshatrat e tjere perkundrazi heshtja behet edhe me mbytese….

Kalivaçi rrethohet nga nje natyre per t’u pasur zili, ka malet, ka kodrat, gjelberimin, tokat e gjithçka tjeter qe do te duhej ta shnderronte ne nje fshat te zhvilluar e me perspektive turistike… jo si sot kur ai ka mbetur peng i rruges.

Nga 1200 banoret e dikurshem sot kane mbetur diku 300. Kush ka mundur ka shkruar, te mbeturit perpiqen te hedhin hapat e renduar te mbijeteses.

Veshtire te gjeje dikur, qofte edhe nje pellembe toke te papunuar, siç thone banoret, por sot askujt nuk i intereson me te mbjelle sa kohe çmimet e larta per te zvilluar bujqesine dhe transporti hane çdo fitimim te mundshem sado i vogel qofte ai.

Problemet nuk u mbarojne aq sa duken te njejtrajteshme per nga madhesia me kreshtat perreth. Shkolla eshte i vetmi objekt per t’u patur zili, por edhe per te banoret ankohen pasi sipas tyre niveli pedagogjik eshte ne nivelet me te uleta.

Gjendja eshte kudo e njejte, e zvarrët dhe deri me sot e pandryshuar… fjalet nuk mund ndryshojne asgje, e kjo zone deri me sot ka marre vetem te tilla….

Rruga dredhon serisht ne kthim, zona fshihet ngadale, e bashke me te edhe banoret e paqem e mikeprites te derdhur ne realitetin e tyre te veshtire.

Top Channel