Kinë, revolta e ujgurëve, 16 të vrarë

16/12/2013 15:45

Të paktën 16 persona mbetën të vrarë në një shpërthim dhune të ndodhur në krahinën perëndimore të Xinjiangut në Kinë.

Indicidenti ndodhi në orët e vona të së dielës, në një fshat pranë qytetit të Kashgarit.

Një agjensi joqeveritare lajmesh informoi se forcat policore ishin përpjekur të realizonin disa arrestime, kur u sulmuan nga civilë të armatosur me thika dhe eksplozivë.

Si rrjedhojë, efektivët e policisë hapën zjarr mbi agresorët, duke vrarë 14 prej tyre, ndërsa humbën jetën edhe dy efektivë të rendit.

Xinjiangu, kryeqendra e minoritetit musliman ujgur, njeh vazhdimisht përballje sporadike midis autoriteteve dhe civilëve, që konsiderohen nga Pekini si “terroristë islamikë” me qëllime separatiste.

Mediat ndërkombëtare e kanë të pamundur të realizojnë një verifikim të informacionit në terren për shkak të censurës së fortë që vendos shteti kinez mbi ngjarjet e ndodhura në këtë krahinë.

Top Channel