SHBA, punonjësit e “fast-food” në grevë

06/12/2013 08:50

Punonjësit e “fast-food”-eve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke realizuar një grevë 24-orëshe, në formë proteste për pagat e tyre të ulta.

Manifestime po zhvillohen njëkohësisht në disa prej qyteteve më të mëdha amerikane, përfshi Nju Jork, Çikago, Uashington DC apo Detroit.

Organizatorët shpresojnë që punonjësit e 100 qyteteve më të mëdha amerikane të solidarizohen me këtë grevë.

Kërkesa e sindikatave që grupojnë punonjësit e rrjeteve të “fast-foot” në SHBA kërkojnë që të vendoset me ligj një pagë minimale prej 15 dollarësh për orë pune.

Paga minimale e fiksuar që në vitin 2009 është prej 7,25 dollarësh për orë.

Manifestimi i punonjësve ka fituar edhe mbështetjen e presidentit Barack Obama, nismëtar i një ligj aktualisht në Senat, që synon të rrisë pagën minimale në 10,10 dollarë ora.

”Bëhet fjalë për njerëz që sfiliten në vendet e punës, por përsëri jetojnë në varfëri ose pranë saj”, deklaroi ditën e mërkurë presidenti Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA