Të hash këpucë
30/11/2013 00:00
Debbie Goard është një pastiçiere e cila i jep formën e këpucës ëmbëlsirave të saj dhe i shet rreth 350 dollarë copën.
45-vjeçarja nga Kalifornia shpjegon: “Gjithmonë më është dukur interesante ideja që dikush të hajë këpucën e tij. Nuk anashkaloj asnjë detaj kur bëj një tortë të tillë dhe tashmë jam bërë eksperte këpucësh.”
“Nuk jam në gjendje të blej këpucë marke, por mund t’i bëj ato”, shtoi Debbie me shaka.
Zonja Goard ka 25 vite që merret me ëmbëlsira dhe deri tani ka bërë rreth 2000 torta apo pasta me forma nga më të ndryshmet.
“Njerëzve nuk u besohet që janë ëmbëlsira kur i shohin për herë të parë. Të gjithë habiten”, deklaroi 45-vjeçarja.
Top Channel