Një adoleshente nga Ontario, Kanada, fitoi një vëmendje mediatike për mënyrën se si iu përgjigj përqeshjeve nga bashkëmoshatarët e saj.
17-vjeçarja Sarah Atwell vuan nga neurofibromatosis, një formë tumori që ka shpërfytyruar fytyrën e saj në tetë muajt e fundit që prej shfaqjes së simptomave të para.
Shpërfytyrimi ka bërë që Atwell të vendoset në qendër të komenteve tallëse në shkollën e saj, duke detyruar të renë që të postonte një video në “Youtube”, në të cilën theksoi se ishte e vendosur që të luftonte ndaj sëmundjes dhe të bënte një jetë të lumtur, pavarësisht asaj që mendonin të tjerët.
Në video, vajza kurajoze shfaqet pa folur, duke mbajtur në duart disa letra, në të cilat shpjegon problemin e saj.
Ne mesazhet e 17-vjecares shkruhet: “Kam nje tumor, kaq eshte e gjjitha. Njerezit nuk e kuptojne” ne krahun e majte dhe djathtas: “Kam kryer shume operacione, por nuk mund te shoh rezultatet. Kam shume pak miq qe mund t’u besoj”
”Kam një tumor, por njerëzit nuk e kuptojnë këtë. Kam shumë pak miq, por kjo nuk do të më pengojë të jem e lumtur”, shkruante Atwell në disa prej këtyre mesazheve.
Top Channel