“Tranzicioni, loja të marrë fund”

23/11/2013 00:00

A ka përfunduar tranzicioni politik në Shqipëri? Kësaj pyetje janë
munduar t’i japin përgjigje një grup sociologësh dhe poltikanësh gjatë
një konference në Durrës.

Ish-kryetari i Kuvendit, profesor doktor Servet Pëllumbi mendon se tranzicioni është kthyer në një lojë politike, që vijon dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit me deklarimet e opozitës e që duhet të marrë fund.
 
“Tranzicioni politik, e theksoj politik, duhet konsideruar i përfunduar dhe boll hodhët fajet mbi këtë armik të përhershëm që quhet tranzicion. Të shohin kontretisht etapa në të cilën gjenden dhe është ajo e konsolidimit të demokracisë. Të merremi realisht se çfarë nënkupton konsolidimi i demokracisë dhe të realizojmë objektivat konkretë”, tha Pëllumbi.
 
Të njëjtin qëndrim ndan dhe studiuesi Lekë Sokoli, që referoi gjatë konferencës ndërkombëtare shkencore, “Demokracia në kohë të trazuara” që po zhvillohet në qytetin e Durrësit, me një pjesëmarrje të gjerë të 259 kërkues shkencore nga 24 vende të botës.

Top Channel