Shqipëria në ndihmë të SHBA

14/11/2013 00:00

Prej vitesh, thuhet në një artikull të qarkulluar prej dy ditësh në
internet, kur Shtetet e Bashkuara kanë qenë përballe një ngerçi
diplomatik që nuk merrte zgjidhje gjetkë, aleati i tyre në një qoshe të
Europës, ka ngritur dorën të ndihmojë.

Shqiperia pranoi te merrte te burgosurit ujgure te Guantanamos, kur Shtetet e Bashkuara nuk i riatdhesuan dot ne Kine; i ofroi azil 210 pjesetareve te grupit disident iranian Mujahedeen al Khalq, prej kohesh te izoluar ne nje kamp ne Irak dhe tani, Amerika i drejtohet serish ketij vendi me shpresen te shkaterroje armet kimike siriane ne token e saj.

Kerkesa e administrates Obama per Tiranen zyrtare synon te zgjidhe nje prej pikave me delikate te planit per asgjesimin e arsenalit te Sirise me gaz sarin, mustard dhe VX, te sponsorizuar nga Amerika. Reagimet kane qene ne menjehershme, si brenda kufijve shqiptare, ashtu edhe jashte tyre. Gazeta greke ‘Kathimerini’ shkruante nje dite me pare se Athina eshte e alarmuar nga lajmi dhe do te loboje fort qe Tirana te mos e marre persiper asgjesimin e armeve ne fjale.

Por cfare nenkupton vertet ky asgjesim? Pergjate gjithe historise se tyre, agjentet kimike jane perdorur si arme strategjike per te gjunjezuar kundershtarin ne kohe lufte. Pas shkaterrimeve masive qe lane pas lufta e pare dhe e Dyte Boterore, armet kimike do te konsideroheshin çnjerezore nga Shtetet e Bashkuara e shume organizma nderkombetare, nje pjese e te cilave e kane kthyer ne objektiv paresor lokalizimin dhe shkaterrimin e tyre.

Megjithate, jo te gjithe kombet kane qene te gatshem te bashkepunojne e te tregohen transparente me itinerarin e tyre e armeve kimike. Qe nga fillimi i perpjekjeve nderkombetare per shkaterrimin e tyre, disa shtete e rrjete terroriste kane kercenuar t`i perdorin per te stabilizuar pozicionin e tyre ne konflikt. Nje nga shembujt me famekeq eshte sulmi kimik i urdheruar nga Sadam Husein ne fshatin kurd Halabja ne 1988-ten.
Pergjate vetem 5 ore mesymjeje, vdiqen gati 5.000 vete, u lenduan 10.000 dhe mijera te tjere nderruan jete ne vitet pasuese per shkak te komplikacioneve, semundjet dhe defektet e lindjes.

Perpjekjet e bera per parandalimin e perdorimit te tyre kane perbere nje nje sfide e veshtire dhe e vazhdueshme, ashtu siç konsiderohen edhe metodat e eleminimit te sigurte te arsenaleve ne fjale. Siguria e asgjesimit perben shqetesim kryesor ndaj dhe masat e marra jane te tilla qe te garantohet shkaterrimi ne zona te caktuara, me qellimin qe edhe po pati ndonje leshim agjentesh ne ajer, ato te jene ne nje rreze te mirellogaritur sigurie. Por nese per nje arsye apo per nje tjeter, masat paraprake do te deshtonin, ekspozimi njerezor ndaj agjenteve kimike do te rezultonte ne nje seri pasojash, duke nisur qe nga efektet e buta te tipit shqetesime te lehta e deri ato me te rendat, qe mund te shkojne edhe ne vdekje. Mjaft media te huaja permendin protestat e zhvilluara ne Shqiperi per kete ceshtje, por shqetesues mbetet detaji qe nje pjese e tyre perdorin duke e cilesuar vendin tone si zgjedhjen per te permbushur detyrat e pista diplomatike te perendimit teksa perpiqet te behet pjese e Bashkimit Europian.

Top Channel