Referendum për armët, PD dorëzon kërkesën

14/11/2013 00:00

Partia Demokratike, përmes deputetit Eduart Halimi dorëzoi në Kuvend kërkesën për referendum popullor kundër armëve kimike.

Ndërkohë gjatë paradites ishte kryetari i opozites Lulzim Basha qe beri publik vendimin e grupit parlamentar per te depozituar kerkesen per referendum.

“Për një javë me radhë injoroi zërin e opozitës. Injoroi zërin e qytetarëve të këtij vendi. Të mbarë popullit. Tani është radha jonë t’i bëjmë me dije këtij Kryeministri që ka vendosur të sillet me standardin arbitrar dhe arrogant të një satrapi oriental. Partia Demokratike është e vendosur të ndalojë me çdo çmim papërgjshmërinë tënde ndaj qytetarëve shqiptarë. Partia Demokratike depoziton sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për mbajtjen e një referendumi popullor për çeshtjen e armëve kimike. Për këtë çështje kaq jetike duhet dhe do të vendosë  populli sovran”, u shpreh Basha.

Kur kerkesa per refendum behet nga nje e pesta e deputeteve, procedurat jane me te shpejta, sepse shmanget mbledhja e firmave, por qe kjo te ndodhe, duhet qe kerkesa per referendum te miratohet nga shumica e anetareve te Parlamentit. Derisa situata per kete pike te sqarohet, opozita do te ndermarre nje veprim tjeter, duke thirrur ne debat parlamentar, kryeministrin Edi Rama.

“Dua të garantoj sot çdo shqiptar, mbështetës apo jo të Partisë Demokratike se për ne zëri juaj, vullneti juaj është gjëja më e shtrenjtë. Se në përmbushje të detyrimeve tona si opozitë  jemi të vendosur që bashkë me ju të bëhemi një barrierë e pakapërcyeshme  për paligjmërinë, arbitraritetit dhe papërgjegjshmërinë e qeveritare.  Bashkë me kërkesën për referendum, grupi ynë parlamentar do të depozitojë sot edhe kërkesën për mocion me debat me kryeministrin e pasinqertë, mashtrues e turbullues të opinionit publik, për ta detyruar të japë shpjegime para publikut për këtë aferë të armëve kimike, që jo vetëm ua ka bërë gjakun ujë shqiptarëve, por ka ardhur edhe si një investim shumë negativ për imazhin e vendit në tërësi”, tha Basha.

Top Channel