Partia Demokratike akuzoi Qeverinë se po zbraz administratën publike nga
nëpunësit. Sipas deputetit Oerd Bylykbashi deri tani janë shkarkuar
2500 nëpunës, për të cilët Qeveria do të paguajë një faturë financiare.

Opozita paralajmëroi edhe nje padi per ndjekje penale per Drejtoreshen e Departamentit te Administrates Publike.

“Vetëm në dy javët e fundit, të dhënat tregojnë se rreth 2500 nëpunës kanë humbur vendin e punës, apo janë nxjerrë në listë pritje. E gjithë kjo shkelje masive e ligjit, jo vetëm është një dhunim i shtetit të së drejtës dhe të drejtave individuale, por është edhe një dem ekonomik gjigant. Shqiptarët do të paguajnë me taksat e tyre dy administrata, atë militante socialiste dhe atë që gjykatat do urdhërojnë të zhdëmtohet për shkarkimin e paligjshëm. Paralajmërojmë Drejtoreshën e sapo emëruar të Departamentit te Administratës Publike por edhe Sekretarët e Përgjithshëm të institucioneve se militantizmi dhe zelli politik nuk i çliron ata nga detyrimi për zbatimin e ligjit. Kjo drejtoreshë ka detyrë të kthejë mbrapsht si të paligjshme, të gjitha lirimet apo veprimet e tjera në dem të nëpunësve civile.Në të kundërt, Drejtoresha e DAP dhe çdo person tjetër përgjegjës, shkelin ligjin dhe do të përgjigjen penalisht për shpërdorim të detyrës dhe dëmin ekonomik që shkakton ky shpërdorim”, tha Bylykbashi.

Top Channel