Protestë kundër armëve kimike

12/11/2013 00:00

Shoqëria civile dhe dhjetëra qytetare janë mbledhur pranë Kryeministrisë
për të protestuar kundër ardhjes së armeve kimike në Shqiperi.

Aktiviste te shoqerise civile i kane bere apel Kryeministrit te refuzoje ardhjen e armeve kimike.

“Shqipëria është e shqiptarëve, jo e politikanëve, Shqipëria është e shqiptarëve jo e ndërkombëtarëve. Një çështje e tillë mund ta vendosë vetëm sovrani. Ne sot këtu jemi për të shprehur qëndrimin tonë kundër”, thanë aktivistët.

Pasi kane qendruar mbi 30 minuta, ne kete shesh, dhjetra qytetare jane drejtuar permes nje tubimi paqesor drejt zyrave te Ambasades Amerikane, ku ka kerkuar mbrojtjen e Shqiperise nga armet kimike.
 

Top Channel