Lufta kundër krimit dhe korrupsionit

11/11/2013 00:00

Minitri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla dhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi kanë nënshkruar pasditen e së hënës një memorandum bashkëpunimi për të përforcuar marrëdhëniet ndërinstitucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Vetë nënshkrimi i kësaj marrëveshje rrezikon të mbetet në letër nëse nuk kthehet në aksion konkret, me rezultate solide kundër krimit, korrupsionit e paligjshmërisë në tërësi”, deklaroi Tahiri.

Kryeprokuroi Llalla e vlerësoi këtë memorandum si tepër të rëndësishem për të përmbushur proitetet e Shqipërisë përsa i përket çeljes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Çështjet që janë objekt i marrëveshjes përbëjnë thelbin e rekomandimeve të BE-së dhe janë ato problematika që gjenden në fokusin tonë të përbashkët. Prokuroria është e angazhuar në luftën kundër korrupsionit, por kjo luftë kërkon një angazhim të përbashkët”, deklaroi Llalla.

Në fokus të këtij memorandumi janë mejdisi, prerjet e paligjshme të pyjeve, por edhe ndërtimet pa leje. “Pa më të voglin dyshim kjo duhet të jetë një vlerë e shtuar në bazë të ligjit, për të kryer detyrat tona funksionale në misionin tonë kushtetues”, tha më tej drejtori i SHISH, Visho Ajazi.

Top Channel