“Ligjet” rrëzojnë Nishanin

11/11/2013 00:00

Komisioni i Ligjeve nuk ofroi asnjë surprizë, kur me shumicën e votave
të koalicionit qeveritar rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës, që
ktheu në Parlament ligjin me të cilin u miratua Akti Normativ për
shtyrjen me 6 muaj të Ligjit për Nëpunësin Civil.

Dy palet u ndane qartesisht, sepse demokratet perkrahen argumentat e Presidentit, ndersa socialistet jo vetem i hodhen poshte, por akuzuan presidentin se ishte bere zyrtarisht pale me Partine Demokratike.  

“Presidenti perdori te vetmen mundesi qe kishte per te qene ne sherbim te opozites, te kthente Aktin Normativ ne Kuvend. Konstatoj qe kete mund ta kete shkruar personalisht Presidenti, sepse nuk besoj qe niveli i keshilltareve do te ishte aq i ulet nga pikepamja juridike”, u shpreh deputeti socialist Armando Subashi.
 
“Kush eshte nevoja dhe urgjenca? Qeveria u perpoq te na tregone sesi do te zhbente administraten midis dates  1 tetor – 31 dhjetor. Nga data 1 janar-1 prill 2014 ky ligj nuk i le te beje me veprime, pra nga ajo periudhe ka hallin si te nxjerre sopaten dhe ta masakroje administraten. Sot jane qindra dhe mijera presin ne rradhe per te humbur vendte e punes. Kjo eshte urgjenca qe ka qeveria dhe asnje tjeter”, u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
 
Ka edhe nje çeshje tjeter qe pritet te hape nje debat te forte parlamentar. Mazhoranca paralajmeroi futjen ne rendin e dites të Komisionit te Ligjeve ngritjen e nje grupi kontrolli parlamentar nga ky Komision per Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive, pas shqetesimeve te ardhura nga disa punonjes atje. Ky vendim pritet te merret te marten, por opozita reagoi shume ashper, duke e cilesuar nje veprim antidemokratik, qe cenon pavaresine e insitucioneve.
 
“Disa nepunes ne ILDKP kane depozituar kerkese ne Prokurori. Mbyllni gojen, prisni te flase Prokuroria. Ju Prokurorine s’e beni dot ketu. Ne vendet e BE institucionet e pavarura respektohen, ne vendet e otomanizmit ka arbraritete, arrogance, gjithpushtetshmeri dhe sulltan te madherishem”, u shpreh deputeti demokrat Eduart Halimi.

Top Channel