Gjosha: Një bilanc i arritjeve dhe detyrave për 5 prioritetet

11/11/2013 00:00

Komisioneri per Zgjerimin Shtefan Fyle ka nisur një vizitë dyditore në Tiranë, e treta gjatë këtij viti në vendin tonë.

Duke u takuar me politikanët më të larë komisionieri do të nisë atë që Komisioni Europian e quan dialog i nivelit te larte, lidhur me perparesite kryesore.

Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Europian në një intervistë për Top Channel shpjegon pritshmëritë e Qeverisë shqiptare nga kjo vizitë.

“Ne jemi shumë të kënaqur për vizitën e zotit Fyle në Tiranë, për një arsye se i përkon vizita me një tryezë tepër të rëndësishme, të një dialogu të nivelit të lartë. Kjo ka të bëjë me takimin që do të zhvillojë zoti Fyle dhe zoti Rama me institucionet shqiptare, me pritshmëritë në të ardhmen, me punën dhe planin e veprimit që Shqipëria ka për vazhdimësinë e procesit të integrimit dhe ka të bëjë pikërisht në diskutim për 5 prioritetet kryesore, që është edhe një punë e vazhdueshme e Shqipërisë kundrejt procesit të integrimit”, u shpreh Gjosha.

Por cili prej këtyre 5 prioriteve rezulton si më i vështiri?

“Do të veçoja këtu dy më kryesoret që janë antikorrupsioni dhe krimi organizuar. Janë dy prioritete të cilat nuk janë vetëm të Shqipërisë janë çështje që ekzistojnë kudo në botë edhe në vëndet me të zhvilluara janë pikërisht këto prioritete që kanë një vështirësi të lartë për t’u realizuar, por ne jemi të të bindur dhe do të vendosim të gjitha mundësitë tona në bashkëpunim të plotë me ministritë e linjës dhe institucionet e pavaruara për t’i luftuar këto dy çështje madhore”, u shpreh Gjosha.

Top Channel: Kanë mbetur edhe pak javë nga mbledhja e dhjetorit e Këshillit të Ministrave, ku do të votohet për propozimin e komisionit për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Nga informacionet tuaja  a ka veënde të BE-së të cilat në këtë mbledhje mund të votojnë kundër?

Ministrja Gjosha: Gjithmonë ka patur vende skeptike, siç i quajmë ne dhe kjo është dicka normale. Pavarisht progres raportit tepër pozitiv, të gjitha gjitha vendet anëtare kërkojnë të shikojnë edhe ecurinë e punëve, të qeverisë të gjithë angazhimeve tona për të plotësuar pesë prioritetet e mbetura.

Top Channel