“Receta për njerëzit që dua”

08/11/2013 01:30

Moderatorja e njohur e ekranit të Top Channel ka promovuar mbrëmjen e së enjtes, mes miqsh e kolegësh, librin e saj “Receta për njerëzit që dua”, një botim i realizuar nga shtëpia botuese “Dudaj”.

Krahas pasionit për televizionin, prezantuesja ka gjetur kohën të shkruajë receta gatimi për gjithë të dashurit e saj, duke i mbledhur në këtë botim dedikuar atyre.

“Në fakt, përpara 10 vjetësh, e vetmja gjë që dija të bëja në kuzhinë ishte të skuqja një vezë. Kisha menduar gjithnjë se kuzhina ishte një aktivitet që i takon shtëpiakeve, amvisave, dhe jo një femre që dëshiron që në të ardhmen të jetë e suksesshme në karrierë. Por, kur gatova pjatat e para të makaronave për të afërmit e mi kuptova që kuzhina mund të jetë frymëzuese, terapeutike dhe shumë ‘cool’. Një gocë që gatuan është një gocë që pëlqehet. Të gjithë të duan kur gatuan, sepse të gjithë duan për të ngrënë dhe të gjithë kërkojnë që të provojnë pjatat e tua”, deklaroi Arbana Osmani.

Arbana, veç dëshirës për të eksperimentuar në kuzhinë, e ka shkuar këtë libër edhe për një kauzë shumë të rëndësishme: të ardhurat nga shitja e “copyright”-it të këtij libri do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të ngujuar në Malësi.

Gjatë mbrëmjes, të ftuarit mundën të shijojnë gatime të servirura, të bazuara në recetat e gatimit, marrë në këtë botim të prezantueses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA