Zgjedhjet tensionojnë politikën   

06/11/2013 00:00

Demokratët rrisin aksionin politik mbi pamjet filmike të transmetuara në
“Fiks Fare”, duke kërkuar në Konferencën e Kryetareve anulimin e rendit
të ditës në seancën parlamentare të së enjtes dhe fokusimin e saj tek
zgjedhjet e Korcës.

Paralelisht me këtë kërkese, që sipas kreut të deputetëve demokratë Edi Paloka është rrëzuar nga mazhoranca, opozita do të depozitojë kërkesën për hetim parlamentar të ngjarjes dhe do të radikalizoje qëndrimin e saj të mëtejshem, deklaroi ai.

“Qëndrimi ynë në vazhdimësi do të bëhet gjithnjë dhe më i ashpër. Absolutisht ne nuk do të lejojmë që dikush të mendojë se mund të vjedhë, të blejë vota dhe të mos ketë asnjë pasojë. Absolutisht nuk do të lejojmë që dikush ta marrë dhe mbajë pushtetin me vota të vjedhura. Ne do të radikalizojmë qëndrimet tona. Fillimisht ne kemi kërkuar një komision hetimor, por duket qartë se çfarë argumentash të japin përveç justifikimeve idiote që ka dhënë Partia Socialiste në Korçë. Ngjarja e Korçës prek dhe zgjedhjet e 23 qershorit. Në pamjet që u dhanë nuk flitej vetëm për këto zgjedhje”, u shpreh Paloka.

Por per here te pare, permes ministrit Ilirian Celibashi, Partia Socialiste deklaroi se qendrimi i saj mbi zgjedhjet e Korçes, eshte ai qe ka mbajtur edhe dega lokale atje.

Socialistet mohojne se pamjet filmike provojne blerje te votes. Sipas tyre keta te rinj, jane anetare te FRESSH dhe studente ne Tirane qe iu eshte paguar vetem bileta e autobusit. Por, pavaresisht se mazhoranca e mohon se eshte prekur vota dhe megjithese ka nje hetim te nisur nga prokuroria, demokratet jane te bindur se ne Korçe jane cenuar zgjedhjet, duke depozituar ne KQZ kerkesen per anulimin e tyre. 

“Kërkojmë nga KQZ-ja të shpallë të pavlefshme zgjedhjet e të dielës në Korçë.Shteti i së drejtës është e vetmja garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet në Korçë treguan skenën kriminale kundër lirisë së zgjedhjeve. Nëse nuk goditet kjo, shqiptarët të harrojnë se në të ardhmen do të ketë zgjedhje të lira”, u shpreh deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Mbetet per t’u pare qendrimi i KQZ-së, ne kushtet e funksionimit te saj me vetem kater anetaret e propozuar nga mazhoranca e dikurshme dhe opozita e sotme.

Top Channel