Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e martë një vizitë zyrtare në Maqedoni me ftesë të homologut të tij maqedonas, Nikolla Gruevski.

Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër në Shkup. Në axhendë përfshihet takime me drejtuesit më të lartë të Maqedonisë dhe krerët e dy partive kryesore shqiptare, Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së.

Vec takimit me kryeministrin Gruevski, Rama do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Maqedonisë, George Ivanov dhe kryetarin e parlamentit, Trajko Veljanovski.

Në qendër të bisedimeve do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe përparimin në projektet infrastrukturore me rëndësi në zhvillimin ekonomik dhe komunikimin e njerëzve.

Top Channel