Një tjetër femër në krye të institucioneve

05/11/2013 00:00

Alma Hiçka do të mbrojë interesin e shtetit shqiptar në fushëbetejën ligjore me individë apo kompani që të ndryshme.

Emri i saj është përzgjedhur nga qeveria e re në krye të Avokaturës së Shtetit dhe është njoftuar nga vetë Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“E diplomuar shkëlqyeshëm në Shkollën e Lartë të Magjistraturës pas vendit të parë në rezultatet e kursit përkatës dhe Master në të drejtën civile nga Universiteti i Tiranës, në mungesë të çdo lirie konkurence e vlerësimi për meritën, Alma Hicka ka vijuar karrierën si Gjykatëse e Shkallës së Parë dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë”.

“Sot ajo ka marrë pëlqimin e merituar për të drejtuar avokaturën e shtetit, si një tjetër grua në karrierë që merr përsipër barrën e një përgjegjësie të madhe në rrugën e rimëkëmbjes së institucioneve të vendit dhe posaçërisht, si kryembrojtëse e interesit të shtetit shqiptar në shumë fushëbeteja ligjore me individë e sidomos kompani të “mirëarmatosura” me ekipe juridike”, shkruan Rama.

Top Channel