Marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani

05/11/2013 00:00

Gjermani do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Shqipërisë në sfidat që ka vendi në zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian.

Shqipëria dhe dhe Maqedonia nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e investimeve gjermane në vendin tonë.

Marrëveshja është firmosur për palën shqiptare nga zv.Kryeministri Niko Peleshi dhe Ambasadori Gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman. Në konferencën e përbashkët për shtyp, zv.kryeministri Peleshi pasi falenderoi ndihmën e Gjermanisë në gjithë këto vite tha se qeveria mbetet e angazhuar për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin me Gjermaninë.

Zoti Peleshi tha se pas projekteve të përbashkëta në infrastrukturë dhe energjitikë do të bashkëpunohet edhe në fushën e menaxhimit të ujërave dhe mbetjeve urbane. Zv.kryeministri tha se së shpejti do të nisë projekti madhor i linjës së transmisionit me Kosovën, një projekt realizimi i të cilit fut Shqipërinë në tregun rajonal të energjisë.

Nga ana e tij, ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman shprehu angazhimin e vendit të tij për të qenë prezente në investimet në Shqipëri. Ai tha se sfidat e së ardhmes janë të vështira, por që duhen përballuar me sukses.

Top Channel