Agdal: Nuk e di se çfarë është dashuria

05/11/2013 17:10

I dashuri i saj, këngëtari Max George, e konsideroi supermodelen Nina Agdal si vajzën më të bukur që ka parë ndonjëherë.

Megjithatë, 21-vjeçarja nuk i përgjigjet dashurisë së tij në të njëjtën mënyrë, ndërsa në një intervistë të sapopublikuar në revistën “Ocean Drive”, danezja tha: “Jam shumë e re për të ditur se çfarë është dashuria”.

Ndërsa karriera e supermodeles është në fluturim, ish-e dashura e këngëtarit të “Maroon 5”, Adam Levine, shtoi se nuk dëshiron që të rrëmbehet më shumë nga sa duhet prej ndienjave.

“Jam vetëm 21 vjeç dhe nuk mendoj se dikush në këtë moshë di ta përkufizojë dashurinë. Nëse ndodh, ndodh, por nuk jam e shqetësuar për diçka të tillë në këtë moment. Nëse do të jetë e thënë, do të ndodhë, por për momentin jam e përqendruar në fusha të tjera”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA