“Do gjej gjuhën me shqiptarët”

04/11/2013 00:00

Athina zyrtare dhe mediat greke ndjekin me interes të madh vizitën e Presidentit Karolos Papulias në Shqipëri.

Duke ju referuar edhe telegrameve nga agjencia shteterore greke e lajmeve gazeta “To Ethnos” përshkruan takimet e ditës së diel të presidentit Papulias me kryepeshkopin Anastas dhe me kreun e PBDNJ dhe njëkohësisht zëvendëskryetarin e Parlametit Vangjel Dule, i cili ka ngritur problemet qe perballon minoriteti grek ne Shqiperi, si çeshtjet e pronesise qe mbeten te pazgjidhura dhe ate te edukimit shkollor .

Ne artikull theksohet se lideri grek ka shprehur besimin se me miqte shqiptare do te bisedoje me sinqeritet dhe hapur te gjitha çeshtjet qe u perkasin marredhenieve dypaleshe. Do ta gjej gjuhen e perbashket me udheheqjen e sotme demokratike te Shqiperise eshte nje prej thenieve te Papulias qe veçon gazeta ‘Proto Thema’, e cila permend midis te tjerash ne artikullin e saj deklaraten e Papulias per nevojen e ekzistences se varrezave per greket e rene ne luften kunder Italise ne vitet 40, te cilet luftuan fashizmin bashke me shqiptaret.

Me vizitat e Venizellos dhe Papulias ne Tirane Athina kerkon te ndryshoje nje faqe ne historine e marrëdheneive dypaleshe dhe te fshije klimen e dyshimit qe ekziston nga te dy fqinjet nenvizon gazeta ‘Neësbomb’. Fakt per kete eshte se presidentin e shoqerojne ministrat Avramopoulos dhe Maniatis te cilet do te bisedojne me homologet e tyre per çeshtjet qe i perkasin kufirit detar me Greqine, si dhe çeshtjes se gazsjellesist TAP.

Gazeta komenton se Papulias do te perballet perseri me kerkesen shqiptare per heqjen e Ligjit te Luftes , çeshtjen çame dhe ate te toponimeve ne pasaportat e femijeve te emigranteve shqiptare te lindur ne Greqi.

Top Channel