Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përdori një ton shumë të
ashpër dhe kërcënues, kur akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka vendosur
paligjshmërinë dhe arbitraritetin në themel të qeverisjes.

Reagimi lidhej me nderhyrjet e organeve qeveritare per bllokimin dhe prishjen e disa godinave, mes te cilave nje ne Vlore, ku njeri nga pronaret eshte edhe vjehrri i kryetarit te Partise Demorkatike.

“Opozita e paralajmeron serish se nje Qeveri qe angazhon ne punen e saj metodat e paligjshmerise dhe mafias nuk mund te jete nje Qeveri, por nje bande me veshjen e pushtetit. Nderhyrjet arbitrare kunder te drejtave themelore, kunder pasurise dhe prones se qytetareve dhe paligjshmeria si sjellje konstatntee qeverise perligjin vetevetiu dhe ne menyre te rrezikshme vetembrojtjen e qytetareve, kultivojne ne shkalle te gjere vetegjyqesine, cfare nuk mund te jete kurre qellimi i nje shtetit”, tha Basha.

Menjehere pas kesaj, si sjellje te paligjshmerise dhe arbitraritetit zoti Basha permendi serish me ton te ashper hestjen e ministrit te Brendshem per disa pyetje qe opozita i ka ngritur lidhur me nje vrasje te disa diteve me pare.

“Askush te mos shpresoje se mund te kaloje dhe te beje shurdhin e keq ndaj opozites se vendit per pyetjet dhe shqetesimet qe kemi shtruar dhe vazhdojme te shtrojme siç eshte rasti i vrasjes se nje pronari kazinoje dhe per te cilen ministri i Brendshem nuk po përgjigjet”, tha Basha.

Kreu i Partise Demokratike akuzoi Qeverine per mungese transparence dhe klientelizem ne lidhjen me marreveshje me “Crown Agents” per doganat shqiptare, nje marrveshje qe sipas zotit Basha Qeveria do ta kaloje me procedure te pershpejtuar.

“Qeveria po tenton ta kalojë në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Pse? Çfarë urgjence ka? Drejtoresha e re e doganave sapo deklaroi se po tejkalon planin, kush po i pret me urgjencë këto para që Rama ka vendosur t’ia marrë në mënyrë arbitrare”, tha Basha.

Top Channel