Partia Demokratike deklaroi se Ministri i Brendshem Saimir Tahiri
vazhdon te heshte ne lidhje me pyetjet qe atij i jane adresuar per
lidhjet me Elvis Doçin, i ekzekutuar dite me pare ne Tirane.

Deputeti Genti Strazimiri tha se heshtja e Tahirit nuk e ndihmon drejtesine dhe as ate vete.

“Zoti Tahiri, cila është lidhja që keni me viktimën Elvis Doci, i njohur si pronar lojërash fati dhe i ekzekutuar në Tiranë mënyrë mafioze para pak ditësh? A ka lidhje vrasja e tij me operacionin e koduar ‘Fund Marrëzisë”, aq të pompuar nga ju personalisht? Zoti Tahiri a keni komunikuar me viktimën dhe personat që e shoqëronin pak përpara krimit? A jeni i gatshëm të autorizoni prokurorinë që të këqyrë tabulatet e telefonit tuaj? Heshtja juaj nuk ndihmon askënd, as drejtësinë dhe as ju”, tha Strazimiri.
 

Top Channel