PD kërkon sqarime për administratën

01/11/2013 00:00

Kryetarja demokrate e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu i ka kërkuar një informacion zyrtar rreth situatës në administratën publike ministres përgjegjëse, Milena Harito.

Duke vënë në dukje rritjen e numrit të ministrive, nga 15 në 20, zonja Bregu kërkon të dijë në mënyrë të detajuar organikën përfundimtare të të gjitha ministrive, si dhe mendimin e Ministrisë së Financave për praktikat e ndjekura.

Në letrën e saj për ministren Harito, zonja Bregu kërkon informacion edhe për numrin e kontratave të përkohshme të lidhura pas nisjes së detyrës së qeverisë së re, si dhe për numrin e pozicioneve për të cilat janë shpallur konkurimet.

Kryetarja demokrate e Komisionit të Integrimit vëren se ligji për Statusin e Deputetit i jep dy javë kohë qeverisë për t’i dorëzuar anëtarit të Parlamentit informacionin e kërkuar prej tij.

Top Channel