Fushata për Bashkinë e Korçës

01/11/2013 00:00

Serenata, birrë dhe verë ka qene zgjedhja e kandidatit te majte per
bashkine e Korces Sotiraq Filo, i cili se bashku me
zëvendëskryeministrin Niko Peleshi kane zhvilluar nje mbremje festive me
banoret e dy prej lagjeve karakteristike te qytetit.

Ndryshe nga takimet e zhvilluara deri me tani, thuajse ne çdo lagje te qytetit ku kandidati Filo ka trokitur dere me dere ai ka festuar me qytetaret, te cilet jane mbledhur se bashku dhe kane festuar ne sheshin para Mitropolise.

Zëvendëskryeministri Peleshi, teksa ka pershendetur festen, ka vleresuar fushaten elektorale te Filos dhe projektet e tij per Korçen.

“Kur vjen fjala për qytetet tona, politika e humbet, e zbeh kuptimin e vet dhe merr më tepër kuptim interesi qytetar për të ardhmen e qendrave të banuara”, tha Peleshi.

Pas nje muaj fushate elektorale intensive Partia Demokratike ka mbyllur fushaten per zgjedhjet e 3 nentorit ne Korce. Ish-deputetja Ledina Alolli ne nje deklarate per mediat edhe njehere ka hedhur akuzat e saj ne drejtim te menaxhimit te Bashkise se Korçes pergjate 6 viteve te fundit.

“Me votë të lirë, maturia, kultura dhe dija e përcjellë në breza do t’i thotë ‘jo’, kandidatit të fasadës, kandidatit që nëpërkëmbi besimin që i dhanë korçarët”, tha Alolli.

Per here te fundit edhe kandidati i se djathtes Stratoberdha e konsideroi Bashkine e Korces, si nje çiflig te dyshes Peleshi dhe Filo.

“Ndihmësi dhe ustai, nënkryetari dhe kryetari që e braktisi Korçën pa pyetur askënd, por duke parë vetëm interesin e tij, Korçën e konsiderojnë si çifligun e tyre, pronë të cilën mund ta kalojnë nga shoku, tek shoku, nga shefi te vartësi, sikur korçarët të mos ekzistonin, sikur të ishin thjesht mbushës në momente të vecanta, kur Bashkisë i duhej masovizmi”, tha Stratobërdha.

Gara per Bashkine e Korçës do te zhvillohet mes kandidatit te se djathtes Sotiraq Stratoberdha dhe atij te se majtes Sotiraq Filo.

Top Channel