Votohet Dedja për Kushtetuesen

31/10/2013 00:00

Me 126 pro dhe asnjë kunder, Kuvendi miratoi propozimin e Presidentit të
Republikës Bujar Nishani të emrit të Bashkim Dedjes në krye të Gjykatës
Kushtetuese.

Zoti Dedja qe merr kete detyre ne mandatin e tij te dyte si kryetar i kesaj Gjykate, ka marre mbeshtetjen e plote te te gjitha paleve ne Kuvend. Madje ai eshte votuar edhe nga dy deputetet socialiste, Erjon Brace dhe Bashkim Fino te cilet me heret kishin deklaruar voten kunder candidatures se tij.

Zoti Braçe e kish argumentuar qendrimin kunder per shkak se Gjykata Kushtetuese para pak kohesh rrezoi kerkesen per anulimin e koncensionit te karburanteve, nderkohe qe deputeti Bashkim Fino e votoi ate kunder ne Komisionin e Ligjeve. Por pas nje mbledhjeje te grupit parlamentar socialist para votimit, mesa duket eshte marre vendimi qe per zotin Dedja te votohet ne menyre te unifikuar.

Top Channel