Aksioni i Policisë për lojërat e fatit është shndërruar në debat në
Parlament, kur ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Qeveria po i
bën gjyq publik këtij biznesi, pasi sipas tij ka vetëm një qëllim.

“Prapa luftës së një kompanie qëndron përpjekja juaj për kompaninë tuaj. Aksioni kishte një qëllim, t’i hapësh fushën ‘vëllaçkos’ në hakmarrjen për drejtësi, e cila po fut me shpejtësi të madhe me qindra e qindra makina çdo ditë”, tha Berisha.

“Këto mure e dinë se çfarë kanë dëgjuar nga kjo foltore, nga këto foltore, pikërisht në adresë individësh, sipërmarrësish, kompanish, jo njëherë, jo dy apo tre herë, por 20 vjet me radhë, nga e njëjta gojë e shthurur dhe nga i njëjti korr gojështhururish, që pas gojës së shthurur e kanë shthurur dhe e kanë bërë copë-copë këtë shtet. Do të shkatërrojmë çdo monopol që kemi gjetur dhe që do të gjejmë në rrugën tonë”, tha Kryeministri Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se fakti qe asnje nga pronaret e lojerave te fatit nuk eshte çuar para gjykates per shkelje ligji, perforcon deklaraten e tij se aksioni kishte qellime te tjera.

Sali Berisha
: Kush u arrestua? Cili shkoi nga këta për shkelje? Turp! Ngritët 6 mijë policë në mbarë vendin dhe u katandisët me një vrasje. Dhe kush u vra? Njeriu më i afërt i ministrit të Brendshëm.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
: Të çoheshit këtu dhe të falenderonit mbi 6 mijë oficerët e Policisë së Shtetit, që me një aksion spektakolar i dhanë fund paligjshmërisë që ngritur ju në institucion dhe që kërciste deri në zyrat tuaja. Nuk jeni përgjigjur kurrë, as kur truproja e djalit tuaj plagoste me armë në dorë kamarierë në mes të Tiranës.

Sali Berisha: Policia Kriminale që ju shkritë për shkak të dosjeve që dispononte për ju ka bërë 262 denoncime në Prokurori dhe aksione. Pyeteni Fidelini, ja ku e keni, një nga kalorësit e lojërave të bixhozit!

Edi Rama: Ky është një aktivitet kriminal që ka domosdoshmërinë e mbështetjes së ministrit të Brendshëm dhe të Kryeministrit personalisht, se as ministri i Brendshëm i vetëm, nuk e mbulon dot.

Sali Berisha: Shkon dhe minon pallatin dhe cdo pallat që të jetë pa leje, le të hiqet. Po kullën, po kështjellën që ndërton me Kocon, 30 metra buzë ujit, kur do ia vesh minën, kështjellës së Koços ne Qeparo?

Edi Rama
: Besoj që kush e ndjek seancën plenare të kësaj të enjteje, kur dëgjon këto klithma dhimbjeje, teksa flitet për lojëra fati, dy rrugë ka: Kështu bërtet ose një bixhozçi që ka humbur lekët, ose një Kryeministër që ka fituar lekë nga kjo punë.

Top Channel