Vendimet në mbledhjen e qeverisë

30/10/2013 00:00

Në mbledhjen e radhës qeveria ka miratuar buxhetin faktik të shtetit për vitin 2012. Projektligji, që do t’i propozohet Kuvendit, synon të miratojë buxhetin faktik për të ardhurat, shpenzimet e qeverisjes së përgjithshme, sigurimet shoqërore e shëndetësore, si dhe për defiçitin buxhetor.

Gjitashtu, u ratifikua marrëveshja e ndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet qeverise shqiptare dhe asaj amerikane, për një sërë projektesh që do të financohen nga USAID për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme.

Ndërkohë që vendime të tjera të marra nga qeveria janë ato të revokimit të zgjedhjes së anëtarëve e të caktimit të kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe rikthimin në detyrë të të liruarve para mbarimit të mandatit.

Gjithashtu, është miratuar dhe një vendim për fonde shtesë në buxhetin e këtij viti për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ate të Mbrojtjes dhe Turizmit, për mbulimin e shpenzimeve për strukturat e angazhuara për ndërhyrjen dhe mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit.

Top Channel