Tafaj jashtë listës së kandidatëve

29/10/2013 00:00

Pas publikimit nga Presidenca te kandidaturave për anëtarë të Gjykates
së Lartë ka reaguar Këshilli Kombëtar i Personave me aftësi të
kufizuara, duke u ndier të diskriminuar për skualifikimin nga
kandidatura të Presidentit të Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj.

Ata i bëjnë thirrje Presidenti të rishikoje dosjet.

“Për të shprehur indinjatën e 150 mijë vetave në drejtim të mospërfshirjes së kandidaturës për në Gjykatën e Lartë nga Presidenti i Republikës për zotin Sinan Tafaj. Kjo është një mënyrë përjashtimi, kjo është një mënyrë diskriminimi. Ne nuk kërkojmë mëshirë. I bëj thirrje Presidentit të Republikës, që ai më shumë se kushdo duhet të ketë parasysh integrimin dhe jo përjashtimin”, tha Abdulla Omuri, nënkryetar i PAK-së.

I bindur ne CV-në e Sinan Tafaj si jurist qe prej vitit 1992, Keshilli Kombetar i Personave me Aftesi te Kufizuara deklaron se ka raportuar organizmat nderkombetarë ne Tirane dhe Bruksel, lidhur me skualifikimin nga gara te Presidentit te Shoqates se te Verbërve, duke e konsideruar këtë një veprim diskriminues.

Top Channel