PD: Nëpunës, mos u dorëhiqni

29/10/2013 00:00

Përmes deputetit Oerd Bylykbashi, Partia Demokratike u ka bërë thirrje
nëpunësve që të mos u nënshtrohen presioneve për të dhënë dorëheqjen nga
puna, si dhe të denoncojnë shkarkimet që u bëhen qoftë publikisht qoftë
në organet e drejtësisë.

“Një muaj pasi shkelmoi konsensusin për ligjin e Nëpunësit Civil me aktin normative antikushtetues, Qeveria ka intensifikuar me egërsi fushatën e presionit dhe spastrimeve mbi punonjësit e administratës.Sot ju lëshojmë një thirrje tjetër punonjësve të administratës publike: Mos ju  nënshtroni këtyre presioneve, mos pranoni shantazhet për largime të paligjshme, denoncojini ato në organet e prokurorisë dhe publikisht. Partia Demokratike është e gatshme t’u sigurojë asistencë ligjore për mbrojtjen e të drejtave tuaja ligjore”, u shpreh Bylykbashi.

Top Channel