PD: Emërime politike në polici

29/10/2013 00:00

Partia Demokratike publikoi disa dokumente zyrtare dhe të dhëna publike,
që provojnë, sipas saj, implikimin direkt të drejtuesve më të lartë të
Policisë së Shtetit në shërbim të Partisë Socialiste, përpara se ata të
emëroheshin në këto poste.

Deputeti Arben Ristani tregoi kopjen e dokumentit, ku drejtori i Pergjithshem i Policise, Artan Didi, shfaqet si numerues i pare per Partine Socialiste ne Tirane gjate zgjedhjeve te 23 qershorit. 

Ndersa ne nje dokument tjeter, ku listohen donatoret e fushatës së Partise Socialiste, figuron emri i zotit Arben Skëndo, i emeruar se fundmi, drejtor i Sherbimit te Kontrollit te brendshem. Opozita kembenguli se emerimet jane bere ne kundershtim flagrant me ligjin per Policine e Shtetit, ku sipas demokrateve profesionistet ne polici jane zevendesuar me te besuarit e partise ne pushtet.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është emëruar në kundërshtim me ligjin, nuk ka shkollimin përkatës për detyrën që ka marrë, nuk ka gradën dhe përvojën që kërkon ligji dhe për më tepër është militant partiak. I ka shërbyer Partisë Socialiste si numërues i parë i saj në zgjedhjet e fundit elektorale, në Qarkun Tiranë. Drejtori i SHKB, Arben Skëndo, është përsëri një militant partiak. Ai është një nga kontribuesit financiarë të fushatës së fundit të Partisë Socialiste dhe renditet në listën zyrtare të donatorëve. Drejtori i Personelit i Policisë së Shtetit, Xhevahir Karaj, militant i Partisë Scialiste. Ai ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste”, tha Ristani.

Deputeti Ristani tregoi edhe faksimilen e shtypit te kohes, kur 10 vjet me pare eshte publikuar lajmi i arrestimit te shefit te komisariatit te Rinasit, Enrik Sulejmani, i emeruar se fundmi drejtor i Policise se Burgjeve. 

Sipas Partise Demokratike, keto akte qeverise socialiste cenojne standardet demokratike, shtetin ligjor dhe sigurine e qytetareve.

10 dite me pare Partia Demokratike dorezoi ne Prokurorine e Përgjithshme një kallëzim penal kunder kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Tahiri, te cilet sipas opozites, kane shperdoruar detyren ne bashkepunim gjate emerimit te drejtuesve me te larte te Policise se Shtetit.

Top Channel