Kandidaturat për Gjykatën e Lartë

28/10/2013 00:00

Presidenti i Republikës shpalli listën e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Në njoftimin e Presidencës thuhet se 21 janë emrat që plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të kësaj gjykate.

“Në zbatim të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkuruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit   

1.      Artur Kalaja
2.      Astrit Kalaja
3.      Dhurata Haveri
4.      Entela Prifti
5.      Flutura Skënderi
6.      Gjovalin Përnoca
7.      Petrit Çeno
8.      Sokol Ngresi

Kanditatë që vijnë nga radhët e juristëve

1.    Adnor Shameti
2.    Artan Hoxha
3.    Avni Shehu
4.    Çlirim Gjata
5.    Ermir Dobjani
6.    Ervin Pupe
7.    Gjet Kola
8.    Ilir Panda
9.    Maksim Qoku
10.    Mariana Semini
11.    Sokol Sadushi
12.    Skënder Demiraj
13.    Skënder Kaçupi

“Me përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve, hapet rruga e bashkëpunimit midis Presidentit të Republikës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare  të Kuvendit të Shqipërisë, bashkëpunim që do të përcaktojë kriteret konkrete, bazuar në listën e kandidatëve në përputhje me kërkesën kushtetuese për kualifikim të lartë të anëtarit, duke siguruar kështu përbërjen cilësore dhe të nevojshme për Gjykatën e Lartë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Top Channel