Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo ka deklaruar se ky institucion ka 80
milionë dollarë borxh të trashëguar nga koha, kur ky institucion
drejtohej nga Edi Rama.

Bozdo sqaron se behet fjale per pune te papaguara dhe procese gjyqësore te fituara ndaj Bashkise. Por Bozdo ka leshuar dhe akuza ne lidhje me aksionin e nisur nga Qeveria, per venien nen kontroll te lojerave te fatit, ku ka akuzuar keshilltarët e majtë se kanë votuar pro kazinove.

“Zoti Rama duhet fillimisht ta niste aksionin kundër tyre me një ndjesë publike, drejtuar qytetarëve të Tiranës,për mosvotimin në Këshillin Bashkiak për vendosjen e taksës së përkohëshme për lojërat e fatit, taksë e cila e kishte për qëllim zhvendosjen e tyre. Qytetarët e Tiranës e mbajnë mend mirë se përveç mosmiratimit të kësaj nisme këshilltarët e zotit Rama tentuan edhe ta prishin atë mbledhje të Këshillit Bashkiak. Ky është një fakt që hedh vija të forta dyshimi mbi seriozitetin e kësaj nisme, e cila shpresoj të mos përfundojë në mbylljen e disa kazinove, për të fuqizuar disa të tjera, të miqve, partnerëve apo klientëve të pushtetit”, u shpreh Bozdo.

Menjehere ka reaguar kreu i Keshillit Bashkiak dhe ish-kreu i grupit te keshilltarëve të majte, i cili thote se kane qene kunder kazinove dhe se ata mbeshtesin nismen e Qeverise.

“Nënkryetarit të Bashkisë, i bëjmë thirrje të mos keqpërdoret nga individë apo interesa të tjera, në lidhje me deklarimet që ka bërë sot. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i prerë në Këshillin Bashkiak. Ne kemi qenë për mbylljen e fenomenit të bixhozit në kryeqytet. Natyrisht që është një plagë sociale dhe vazhdon të jetë e tillë. Duke qenë pjesë e maxhorancës së sotme si forcë politike edhe në Këshillin Bashkiak vazhdojmë të mbështesim çdo veprim në lidhje me mbylljen e këtij fenomeni, i cili natyrisht i ka bërë shumë dëm kryeqytetit”, tha dalipi.

Per kete çështje Dalipi tregon deklaraten e bere ne emer te keshilltareve te majte ne mbledhjen e 9 tetorit 2012, kur Bashkia e Tiranes propozoi largimin e tyre ne periferi kundrejt lehtesirave ne taksa.

Top Channel