Kjo është videoja e një skeleti fluturues, i cili ka tmerruar shumë kalimtarë në një qytezë të vogël amerikane.

Skeleti ngrihet pranë varrezave lokale dhe fluturon në zonën përreth në disa fusha sportive, duke terrorizuar njerëzit që ndodheshin në këtë zonë.

I veshur si vdekja, skeleti fitoi një vëmendje të menjëhershme mediatike, jo sepse bëhet fjalë për ndonjë ngjarje të mbinatyrshme, por sepse kjo ishte shakaja e Tom Mabe, i cili ka fituar në faqen e tij në “Youtube” pikërisht për këto kamera të fshehta.

Në vetëm 24 orët e para pas postimit, videoja e Mabe fitoi mbi 150 mijë klikime, duke e bërë autorin e kësaj shakaje që të ndihej krenar për realizimin e saj. “M’u desh shumë punë, por është me të vërtetë fantastike”, deklaroi ai.

Top Channel