Vendi ku rrahja është krenari për gruan

11/10/2013 18:45

Këto gra e kanë të gjithë trupin e tyre të mbushur me hematoma, me çarje të thella dhe vraga të shpërndara kudo.

Megjithatë, kjo nuk është si pasojë e një keqtrajtimi, por e një riti të çuditshëm që kryen tribuja e Hamarit, në Etiopi.

Ritet që kanë zanafillën nga shekuj më parë pretendojnë se nëpërmjet rrahjes sistematike gratë perfeksiohen dhe arrijnë kulmin e fuqisë së tyre.

Në këto rite, është e zakonshme që gratë dhe vajzat e reja të fshikullohen me thupra të mprehta e objekte rrethanore, deri në momentin kur lëkura çahet dhe gjaku bie në tokë.

Rrahjet e përqendruar në pjesën e shpinës lënë shenja të përjetshme, por në këtë tribu, ato janë një motiv krenarie e respekti dhe për këtë arsye, femrat janë ato që kërkojnë të parat të rrihen dhe e kanë të ndaluar të bërtasin gjatë ritual.

Një fotograf francez vizitoi këtë tribu, duke dokumentuar këtë ritual të çuditshëm afrikan.

Top Channel