
Një anije e vjetër e sjellë në portin e Durrësit pa asnjë dokument, ka
vënë në alarm autoritetet e portit të Durrësit dhe më pas policinë
kufitare, e cila ka bërë bllokimin e saj.
Anija ishte rimorkiuar nga Porto Romano, ku ishte ankoruar prej disa kohesh dhe ku ishte jashte sherbimit.
Të premten në mëngjes, anija e vjeter ishte rimorkuiar nga nje tjeter anije dhe u dërgua në portin e Durrësit, duke u ankoruar në kalaten e anijeve te vjetra, te cilat jane ne proces çmontimi per skrap. Duke mos patur asnje dokument, futja e kesaj anijeje ka shkaktuar reagimin e drejtuesve te portit, te cilat kane lajmeruar edhe policine kufitare dhe prokurorne te cilet kane bere bllokimin e saj.
Mesohet se anija e vjeter kishte ardhur nga Mali i Zi dhe pas qendrimit ne Porto-Romano eshte transportuar ne Durres.jate paradites anijes iu be edhe nje kontroll nga ekspertet e fizikes berthamore per çeshtje te radioaktivitetit dhe sipas tyre metalet e saj nuk kane asnje lloj doze rrezatimit. Anija vazhdon te jete e bllokuar dhe po hetohet itinerari i saj si dhe menyre se si ajo u fut ne port pa lejet e aturoriteteve portuale.
Top Channel