Nuk i kanë kaluar në heshtje ndryshimet në Ligjin për Avokatinë, disa
prej tyre, të cilët mendojnë se ndodhen në situatën e diskriminimit
përderisa është vendosur që avokatët të ndahen në kategori, por që në
bazë të marrjes së kësaj license humbasin të drejtën e mbrojtjes së
kilentit jo në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Perveçse i jane drejtuar Gjykates Kushtetuese ku dhe kerkojne shfuqizimin e ketij ligji si antikushtetues, Shoqata e Avokateve Antikorrupsion, i eshte drejtuar nje dite me pare me një shkresë ministrit te Drejtesise Nasip Naço dhe kryetarit te Parlamentit Ilir Meta, ne te cilen kerkohet qe ligji per profesionin e avokatit t’i nenshtrohet rishikimit.

“Nuk mund të kufizosh të drejtën e një avokati, kur Kodi Penal është si në Shkallë të Parë, si në Shkallë të Dytë, si në Kushtetuese, është një Kod dhe avokati që pretendohet nga Dhoma dhe duhet të kesh një vjetërsi pune që të marrësh të drejtën e vazhdimit të mbrojtjes së personit, në Gjykatë të Lartë dhe në Gjykatë Kushtetuese do të thotë që është më i rrezikshëm për qytetarët, pasi i bie që ata të bëjnë dy herë shpenzime për diçka të tillë”, thotë Ndue Pjetra, kryetar i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion.

Avokati Pjetra shprehet me rezerva ndaj Dhomes Kombetare te Avokatise dhe akuzon  se kjo dhome ka kopetenca absulote qe nga nga  pergatitja e pyetsorit, korrigjimi i provimit, vjelja e taksave deri tek licensat . sipas tij , ministria e drejtesise duhet te pakten te marre kopetencat e kualifikimit te avokateve siç ndodh edhe per kualifikimin e notereve dhe permbaruesve.

“I jemi drejtuar në mënyrë urgjente Ministrisë së Drejtësisë për të hequr të drejtën e licensimit , i kemi kërkuar edhe kryetarit të Parlamentit të marrë nismën e menjëhershme që këto veprime të bëhen të ligjshme brenda ligjit, brenda Kushtetutës”, thotë Pjetra.

Top Channel