Avokati i Popullit, Igli Totozani, është shprehur se do të mbështesë të gjithë nëpunësit që do të shkarkohen me të padrejtë nga puna.
Totozani theksoi se administra duhet të jetë e qëndrueshme dhe se emërimet apo shkarkimet duhen bërë sipas ligjit për administratën publike.
“Ne si institucion kërkojmë që administrata publike të jetë e qëndrueshme dhe të mos ndikohet nga ndryshimet që vijnë si rezultat i zgjedhjeve të 23 qershorit. Natyrisht që brenda administratës të ketë pasur nëpunës që kanë kryer shkelje të ndryshme dhe në këto raste ne jemi që shkarkimet të bëhen në bazë të ligjit”, u shpreh Totozani.
Avokati i Popullit u takua me komisionerin për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës. I pyetur në lidhje me ngajrjet e 21 janarit, ai u shpreh se nuk është bërë mjaftueshëm për të vënë para përgjegjësisë autorët e vrasjeve.
Lidhur me ndëshkimin e dy gardistëve, ai nuk preferoi të fliste për arsye se procedurat gjyqësore vazhdojnë.
Top Channel