Zgjedhjet në Gjermani, në duart e vullnetarëve

22/09/2013 19:55

Në zgjedhjet gjermane, frika për manipulime pothuajse nuk ekziston; procesi i votimit është transparent në çdo fazë.

Në te gjitha qendrat e votimit, ka rreth 8 apo 9 ndihmës vullnetarë dhe gjate dites se sotme, llogaritet te ndihmojne 630 000 te tille.

Edhe pse kjo lihet ne deshiren e individit,  komunat kanë të drejtë t’i therrasin njerezit qe te kontribuojne.

Refuzimi i kerkeses mund te behet vetem per ndonje arsye urgjence. Perpara hapjes se qendrave, kontrollohen te gjitha kutite ku do te hidhen votat.

Gjate votimit, verifikohet me kujdes identiteti i zgjedhësve dhe letërthirrjet për zgjedhje, te derguara qe perpara me postë.

Ndihmësit kujdesen që votuesit të mos influencohen gjate procesit. Nëse anëtari i një partie përpiqet te ndikoje mbi nje zgjedhes, nuk do ta kete te lehte.

Vullnetaret betohen se nuk do të mbështesin ndonjë parti, edhe pse mund te jene anetare te nje formacioni politik.

Përkundrazi: në komuna përpiqen që të sigurojnë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha partive në vendvotime.

Kjo shumëllojshmëri siguron një kontroll më të mirë të ecurisë së zgjedhjeve. Rezultatet e qendrave te votimit percillen ne komuna, ato i dergojne ne qarqe, me pas kalojnë nëpër lande deri në Zyrën Federale Zgjedhore.

Transparenca dhe kontrolli sigurojnë që rezultatet të mos manipulohen. Ky sistem është shumë i suksesshëm, por një garanci 100% nuk ka, sepse ekziston mundësia e gabimeve në ndonjë vendvotim.

Më i lehtë për manipulime është votimi gjithnjë e më i përhapur me postë – sepse rreth 30 % e zgjedhësve në Gjermani e shfrytëzojnë këtë mundësi për të votuar.

Dokumentacioni ne kete rast mund të falsifikohet lehtë, ndërkohë që edhe votimi sekret nuk garantohet në tërësi.

Mund të ndodhë që dokumentet t`i plotesoje ndonjë person, i cili kujdeset për të moshuarit, burri për gruan apo anasjelltas. Në vitin 2002 ka pasur manipulime për shembull në zgjedhjet komunale në Dahau, ku u falisifikuan 400 vota të dërguara me postë, dhe kjo ra ne sy vetëm për faktin që personi kishte shkruar me të njëjtin lapës.

Top Channel