“Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën”/ Lavrov akuzon Uashingtonin: SHBA nuk e respektoi marrëveshjen e Alaskës
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar pas reagimeve të tij lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit Henry Nowak.
Deklarata e Starmer vjen pas protestave të dhunshme në Southampton, të nxitura nga publikimi i pamjeve të kamerave të trupit të policisë, të cilat tregonin momentet e fundit të Nowak teksa po vdiste. Vrasësi i tij, Vickrum Digwa, kishte pretenduar se ishte viktimë e një sulmi racist.
Elon Musk, pronar i platformës X, ka kritikuar publikisht trajtimin e policisë ndaj adoleshentit. Në një postim të publikuar të martën, ai u bëri thirrje ndjekësve të shpërndanin videon, duke pretenduar se policia e kishte trajtuar keq Nowak-un në momentet e tij të fundit dhe kishte treguar favorizim ndaj vrasësit të tij.
Musk gjithashtu akuzoi mediat tradicionale se po heshtnin për rastin, duke e krahasuar atë me mbulimin e gjerë mediatik të vrasjes së George Floyd në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një vizite në Jork të enjten, Starmer tha se Musk po ndërhynte në politikën britanike dhe po përpiqej të krijonte ndasi në shoqëri. Ai theksoi se familja e Henry Nowak kishte bërë thirrje për qetësi dhe maturi.
“Kur përballemi me një tragjedi të tillë, ne reagojmë me qetësi dhe dinjitet, ashtu siç ka bërë familja e Henry-t”, deklaroi Starmer.
Ndërkohë, liderja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, kërkoi bashkëpunim ndërpartiak për të rikthyer besimin e publikut te policia. Ajo u takua me familjen e Nowak të enjten, ashtu si edhe Starmer në Downing Street.
Familjarët e Henry Nowak, nëna, babai dhe njerka e tij, morën pjesë në takime, por nuk publikuan asnjë deklaratë lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.
Top Channel