Xhaketa sportive të pikëluara me gurë vezellyes, funde lëkure e fustane pas trupit; koleksioni i “Versace”-s, prezantuar në javen e modës ne Milano, ishte një puhize elegance nën frymen e rokut.
Krijimet e gjigandit te industrise mbanin firmen e Donatella Versaces. Modelet zbriten ne pasarele me zinxhire ne qafe, ne rroba apo çanta; tendenca e metalit ishte e qarte.
Për Versacen, look-u i pranveres dhe veres qe vjen do te kujtoje pak motociklisten sensuale.
Pjeset e shkelqyeshme metalike jane konceptuar te zbusin ngjyrat e erreta mbizoteruese te koleksionit, ndersa veshjet e toneve me te celeta, mbahen me sandale te larta.
Shtepia ikone e modes eshte aktualisht duke tentuar te forcoje bilancet per te ndihmuar shtrirjen ne tregjet jashte kufijve, siç jane ato aziatike.
E themeluar ne 1978-ten, nga i ndjeri Gianni Versace, kompania kontrollohet krejtesisht nga familja e tij: 20% te aksioneve i mban e motra Donatella, vellai Santo ka 30% ndersa pjesa e mbetur i takon vajzes se Donateles, Alegra.
Në javen milaneze te modes, koleksionet e tyre pret-a-porter i prezantojne edhe emrat te tjere te medhenj te modes ne itali si Giorgio Armani, Roberto Cavalli dhe Missoni.
Pikerisht performanca pa te meta e firmave te luksit e ka kthyer kete event ne nje magnet per bleresit e pasur, ne kerkim te cilesine me te larte, por edhe te veçantes.
Top Channel